Marco Minnitti, ministri i Brendshëm i Italisë ditën e enjte më 2 nëntor do të vizitojë Tiranën.

Në këtë vizitë ai do të pritet nga homologu shqiptar, Fatmir Xhafa.

Dy Ministrat janë takuar pak ditë më parë më 24 tetor në Trieste në Samitin rajonal mes Ministrave e krerëve të policisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Italia drejton një projekt të rëndësishëm europian “Ipa-Polizia 2013 Balcani Occidentali” që ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërajonal në luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, sigurisë ndërkombëtar e luftës kundër terrorizmit.

Vizita e Ministrit italian Marco Minniti sjell një interes të veçantë mediatik për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, rrjedhë e shkatërrimit të një bande të strukturuar italo-shqiptare e hipotezës së përfshirjes në të, të ish-Ministrit të Brendshëm italian Saimir Tahiri.

Në orët në vazhdim pritet të zbardhet axhenda e vizitës së Ministrit italian në Tiranë.