Ministri i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi, i cili është për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, pati takime me drejtoreshën për zgjerim për Evropën Juglindore, Fiona Mekilham, me kryebashkiakun e Uondsuorth, Lesli Mekdonel, ndërsa e vizitoi edhe Litëlhamptonin, ku u takua me qytetarë të Maqedonisë të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe, kumtoi kabineti i ministrit.

Në takimin me Mekilham, ministri mori mbështetje të qartë në procesin e realizimit të shumë aktiviteteve dhe zgjidhjen e problemeve në lidhje me çështjen e Diasporës, si dhe fillimin e procesit të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën.

Адеми

Ministri Ademi në takimin me kryebashkiakun e Uondsuorth, Lesli Mekdonel në parim, u dakorduan që komuna të ndihmojë në sigurimin e lokaleve për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës së Maqedonasve në Mbretërinë e Bashkuar (AMUK).Në Uondsuorth një nga 32 komunat në Londër, jetojnë mbi 2.500 qytetarë të Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës në Litëlhampton, ai u takua me qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Në takim ministri Ademi shpjegoi punën e deritanishme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe dëgjoi problemet kryesore me të cilat Diaspora jonë përballet, në mënyrë që të ndërmarrë një sërë hapash për zgjidhjen graduale të tyre.

Takimet me Mekilham dhe me Mekdonel, si dhe vizitën në Litëlhampton ministri Ademi i realizoi gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ministri Ademi duhet të takohet me ministrin “në hije” për Evropën në Partinë Laburiste, Khalid Mahmud. Më pas do të vizitojë ekspozitën e terrakotës nga Vinica në një muze në Oksford, ndërsa do të takohet me kryetarët e shoqatave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar.