Përkujtimet për të vdekurit serbë në gazetat në Kosovë kanë ndodhur rrallë, por një rast i tillë është parë në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”.

Milioneri serb nga Peja, Sreten Kariq, është përkujtuar nga familja e vet në “Koha Ditore”, duke i përshëndetur miqtë kosovarë nga qytetet e Kosovës, që e ngushëlluan këtë familje për vdekjen.

“Dëshirojmë t’iu shprehim falënderimet tona të gjithë miqve dhe bashkëvendësve shqiptarë nga Kosova: Peja, Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Gjakova, Gjilani dhe qytetet e tjera, që na kanë shprehur ngushëllime dhe kanë gjetur kohë që të vijnë në Beograd, në varrimin e bashkëqytetarit të tyre, njeriut të madh, me të cilin janë rritur, janë shoqëruar, kanë shkuar në shkollë dhe kanë ndarë të mirën dhe të keqën”, thuhet në falenderimin e familjes Kariq.

Familja Kariq, ndërkaq, është e lidhur fort me magnatët kosovarë në Pejë, atje ku edhe ka lindur, dhe me bizneset dhe importuesit e mëdhenj kosovarë të mallrave serbe. /gazetametro/.