Kandidati miliarder Andrej Babis dhe partia e tij ANO janë fitues të zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën Çeke.

Babis, 63 vjeçar, është personi i dytë më i pasur në këtë vend, i cili mori rreth 30% të votave.

ANO ndiqet nga tre parti që kanë marrë gati rezultate identike, ODS-ja (e djathtë) 11,3 për qind, Partia Pirate 10,8 për qind dhe SPD-ja (ekstremi i djathtë) 10,7 për qind.

Babis tani do të emërohet kryeministër pas formimit të një koalicioni qeverisës.

Edhe pse kishte ftuar të gjitha partitë për bisedime, Babis ka thënë që nuk është i gatshëm të bashkëpunoj me partinë ekstreme të djathtë dhe atë komuniste.

63 vjeçare ka krijuar pasurinë e tij  përmes punës me kimikate, ushqim dhe media, si dhe ka pasur mjaft skandale duke përfshirë edhe akuza për mashtrim.