Miliarderi populist, Andrej Babis, dhe partia e tij kanë fituar zgjedhjet qendrore në Republikën Çeke.

Babis, 63 vjeçar, është njeriu i dytë më i pasur i vendit, dhe bëri kampanjë kundër establishmentit dhe platformës Euroskeptike, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Rezultatet nga më shumë se 98% e vendvotimeve ia dhanë lëvizjes së tij centriste ANO (Po), gati 30% të votave, afro tre herë më shumë se rivalit më të afërt.

Babis tani është pretendenti kryesor për t’u bërë kryeministër pas negociatave për koalicion.

Pasuria e 63 vjeçarit vlerësohet të jetë katër miliardë dollarë, por Babis është përballur me një numër skandalesh, përfshirë këtu edhe atyre për mashtrim si dhe akuzave se ishte agjent policor i kohës së komunizmit.