Drejtori i Milanit, Marco Fassone, është i kënaqur me punën që po bëhet në klubin kuqezi, por e pranon se tifozët duan rezultate.

“Nuk pres vetëm paraqitje të mira, por edhe rezultate. Në fund, ky është futbolli. Tifozët duan rezultate”, tha fillimisht Fassone për “Milan TV”.

“Kam besim se jemi në rrugën e duhur, edhe pse po na merr më shumë kohë se sa kemi pritur”, tha Fassone.

Milani të enjten do të luajë kundër AEK-ut në kuadër të Europa Leagues, ku Fassone pret lojë dhe rezultat të mirë.