Milan nuk do të heq dorë lehtë nga Gigio Donnarumma

Sipas mediave italiane, Gigio Donnarumma në fund të sezonit mund të largohet nga skuadra e Milant.

Destinacioni i mundshëm i portierit të Italisë është gjiganti francez, Paris Saint-Germain, përcjell Express.

Por, Calciomercato.com ka bërë të ditur se Rossonerët do të refuzojnë ofertat për Donnarumman të cilat kapin shifrën e 40-45 milionë eurove.

Por, Paris Saint-Germain mund ta blej kartonin e Donnarumman për 70 milionë euro, pasi kjo është shifra e klauzolës për prishjen e kontratës.