Milan po synon ta transferoj mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos

Drejtuesit e Milanit po synojnë që gjatë janarit ta përforcojnë ende ekipin. Në radarin e Rossonerëve ka ë përfunduar mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos.

Sipas Calciomercato.com, Rossonerët do të tentojnë që gjatë janarit ta transferojnë Ceballos, i cili deri më tani ka luajtur shumë pak për Real Madridin.

Por, transferimi i Ceballos nuk do të jetë i lehtë, pasi ka një klauzolë prej 200 milionë funteve, përcjell Express.

Thuhet se Milani mund të kërkon edhe huazimin e Ceballos, i cili gjatë verës nga Real Betis u transferua në Real Madrid.