​Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajloviç ka shpërthyer kundër lojtarëve të tij, pas humbjes 3:0 nga Fiorentina

Ai pas ndeshjes tha se tashmë do të vendos rregulla të forta, pasi në fillim kishte menduar se ka punë me burra.

“Mendoja se kisha të bëja me burra, por qenkam gabuar. Tani është koha t’i them stop demokracisë në ekip dhe gjërat të bëhen ashtu siç dua unë. Nëse do kem akoma kohë, sigurisht që do të shikoni një tjetër ekip, duke filluar që nga java tjetër”, tha i acaruar Mihajloviç pas ndeshjes.

Mihajloviç rrezikon edhe shkarkimin, pas një nisjeje aspak të mirë të Serisë A, ku ka marrë vetëm 13 pikë në 10 javët e para.