Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së dhe bartësi i listës së këshilltarëve për Bashkinë e Shkupit, Hristijan Mickovski, ka dhënë dorëheqhe nga Këshilli i Bashkisë së Shkupit.

Mickovski dorëheqjen e konfirmoi për TV24, ndërsa dorëheqja e tij vjen pasi OBRM-PDUKM nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe akuzoi për falsifikime zgjedhore.

Dorëheqja e Mickovskit është vendim personal i tij, kurse qëndrimi i OBRM-PDUKM-së është se funksionarët e saj janë të zgjedhurit legjitim të popullit dhe nuk ka pse të tërhiqen, edhe pse partia nuk i pranon rezultatet.