Michelle Obama mori një dhuratë nga Bruno Mars, të premten në koncertin e tij në Capital One Arena në Uashington, si pjesë e turneut të tij “24K Magic”.

Këngëtari takoi personalisht ish-zonjën e parë të Amerikës, dhe i dha asaj një fanellë të personalizuar me fjalët “Obama 24K”, në ar.

“Nata e fundit në D.C., zonja Obama erdhi në koncert dhe na bekoi me praninë e saj”, ka shkruar Bruno në Instagram, së bashku me një fotografi me të.

Comments are closed.