Nënkryetari Izet Mexhiti nga BDI ka thënë se kemi një situatë e palogjikshme të Aleancës për shqiptarët, ku ka një koalicion me BESËN në raundin e dytë për të dalë nga situata, ne kemi një koalicion transparent me LSDM-në dhe këtë e bëmë në mënyrë të hapur.

“A duhej të ketë një kandidat në Strugë…?, Struga nuk dallon aspak nga komuna e Çairit kanë përafërsisht rreth 65 mijë banorë, përbërja etnike është identike… Çairi asnjëherë nuk ka qenë i rrezikuar nga kryetar maqedonas edhe Struga njashtu, Kërçova është një çështje tjetër.

Nuk bëhet analogji ndërmjet Kërçovës dhe Strugës, por u dasht të ulemi paraprakisht t’i ndajmë komunat.

BDI rikthehet fuqishëm në këto zgjedhje lokale dhe edhe më tutje duhet të jetë e hapur me qytetarët, nga ato që mësuam prej zgjedhjeve të fundit parlamentare”, ka thënë Mexhiti në Click Plus në TV21