Lionel Messi ua ka mbyllur gojën kritikëve, duke e dërguar i vetëm Argjentinën në Botërorin e Rusisë.

Lionel Messi i nervozuar para ndeshjes me Ecuadorin për shkak të kritikave të shumta, sidomos nga mediat argjentinase, nuk ka shikuar fare në kamera kur dyja skuadrat dolën në fushë.

Pesë herë më i miri i botës në fillim të ndeshjes gjatë intonimit të himneve të Ecuadorit dhe Argjentinës, mbajti kokën vetëm poshtë – një sinjal se është tejet i zhgënjyer dhe se gjatë 90 minutave do t’ua mbyllë gojën gjithë atyre që e kritikuan.

Messi, që konsiderohet më i miri në histori të këtij sporti, e bëri një gjë të tillë duke shkëlqyer me tre gola në fitoren 3:1 kundër Ecuadorit për ta dërguar Argjentinën direkt në Botëror.

Pas ndeshjes, ai dhe e gjithë skuadra i fyen mediat për presionin e tepërt që i kishin bërë javëve të fundit, teksa analistët që e kritikuan një orë para ndeshjes, nuk e morën fjalën që të diskutojnë pas përfundimit të saj.

Me një fjalë, Messi u shfaq sërish për të bërë diferencën dhe për të treguar se ka qenë dhe do të jetë lojtari më i mirë në botë dhe se kritikat vetëm sa e forcojnë. /