Pasditen e sotme FIFA do të ndajë çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë për vitin 2017, për herë të dytë kjo që prej ndarjes nga “France Football”.

Në garë për këtë çmim janë Cristiano Ronaldo i Real Madridit, Leo Messi i Barcelonës dhe Neymar i PSG-së.

Portugezi është favorit për ta fituar për herë të dytë radhazi, pas sukseseve me Real Madridin, ku fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës.

Kjo ceremoni do të zhvillohet sonte në Londër, duke filluar nga ora 18:30.

Messi tashmë gjendet në kryeqytetin anglez. Ylli argjentinas pritet të jetë në formacionin më të mirë të vitit nga FIFA.