Në një intervistë për mediat argjentinase, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, deklaroi se ylli i Argjentinës duhet të fitojë edhe një Kupë Bote, që të konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, por i ka mbetur ende të fitojë një Botëror. Ka shumë lojtarë të mëdhenj që nuk kanë fituar kurrë një Kupë Bote, dhe kjo është ajo që e bën Diego Armando Maradonën kaq të veçantë në futboll, fitimi i titujve të rëndësishëm me klube dhe me përfaqësuesen”, deklaroi presidenti Infantino.

Besoj se do ta shohim Messin në Rusi, por me shumë mundësi ai do të jetë edhe në Katar në vitin 2022. Ai rrallë pëson ndonjë dëmtim, edhe nëse lojtarët kërkojnë t’i bëjnë faull, e kanë të vështirë t’i afrohen”, u shpreh Infantino.

Argjentina tashmë luan ndeshjen përcaktuese për kualifikueset në Rusi 2018, teksa i duhet fitorja përballë Ekuadorit të arrijë vendin e 5-të dhe të luajë në fazën “play-off” për të qenë e pranishme në Kupën e Botës.