Messi është 6 gola larg që të bëhet lojtari me më së shumti finalizime në histori në top pesë ligat e Evropiane.

Leo Messi e ka nisur furishëm sezonin e ri në La Liga me Barcelonën. Argjentinasi deri më tani ka shënuar 11 gola në vetëm 9 paraqitje, shkruan Gazeta Express.

Pas këtyre 11 golave, Messi ka shkuar në kuotën e 360 finalizimeve në La Liga duke lënë prapa Jimmy Greaves, që në Angli kishte shënuar gjatë karrierës 357 gola.

Synimi i Messit është që të bëhet lojtari i parë në histori që shënon më së shumti gola në një ligë të vetme, rekord ky që mbahet nga Gerd Müller.

Gjermani kishte realizuar 365 gola në Bundesliga dhe Lionel Messit tani i duhen vetëm edhe 6 gola për ta thyer këtë rekord.