Kancelarja gjermane Angela Merkel në fillim të Samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel dërgoi kritika, por edhe e lavdëroi Turqinë.

Merkeli theksoi se është shumë e shqetësuar për shkak të mosrespektimit të sundimit të së drejtës në Turqi.

“Në kushte të vlerave tona demokratike, zhvillimi i ngjarjeve në Turqi ishte shumë negativ. Jo vetëm arrestimi i gjermanëve, por edhe tërë qeverisja e të drejtës në Turqi u nis në drejtim të gabuar. Jemi shumë të shqetësuar për këtë. Edhe unë do të mbështesë zvogëlim të fondeve parainkuadruese”, theksoi Merkel në fillim të Samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ajo e lavdëroi Turqinë për trajtimin ndaj refugjatëve.

“Gjithashtu do të jem e qartë se Turqia kryen punë të shkëlqyer kur bëhet fjalë për refugjatët dhe ne jemi të obliguar me Marrëveshjen midis BE-së dhe Turqisë. Premtuam tre miliardë euro shtesë. Duhet të qëndrojmë në pajtim me premtimin”, theksoi Merkel.