Bashkimi Evropian do të dakordohet në fillimin e fazës së re në negociatat me Britaninë e Madhe, madje pasi Londra do të bëjë përparim të mjaftueshëm për çështjen e obligimeve të tyre financiare ndaj BE-së, deklaroi sot në Bruksel kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Hyrja në fazën e dytë të negociatave do të varet nga përparimi i Britanisë së Madhe. Në këtë plan, marrëveshja financiare është tema më e rëndësishme”, deklaroi Merkel pas Samitit të sotëm të BE-së.

Në lidhje me fazën e re të negociatave me Londrën, u lajmërua edhe presidenti francez Emanuel Makron, i cili vlerësoi se shlyerja e obligimeve financiare të Britanisë së madhe ndaj BE-së nuk as “as deri në gjysmë gati”.

“Në problemi kyç për obligime financiare të Britanisë së Madhe mbetën të pambaruara më shumë se gjysma e punës”, deklaroi Makron, duke theksuar se pa zgjidhjen e kësaj çështje nuk mund të inkuadrohet ndaj fazës së ardhshme të negociatave.

Deklaratat e tilla të Merkelit dhe Makronit vijuan pasi kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk informoi se liderët e BE-së kanë miratuan fillimin e përgatitjeve për fazën e dytë të negociatave për Bregzitin, e cila është dashur të fillojë në dhjetor.

Доналд Туск

“Konkludimet për Bregzitin janë pranuar. Liderët japin dritë të gjelbër për fillim të përgatitjeve të fazës së dytë”, kumtoi Tusk, duke theksuar se “spekulimet mediale për ngecje në negociata janë ekzagjeruar”.

Kryeministrja britanike Tereza Mej, nga ana e saj, deklaroi se i ka siguruar kolegët nga BE-ja se Britania e Madhe do t’i plotësojë obligimet ndaj Unionit lidhur me Bregzitin.

Ajo theksoi se është optimiste rreth negociatave, duke shtuar se, marrëveshja e detajuar financiare, gjegjësisht shpenzimet për “ndarjen” midis Britanisë së Madhe dhe BE-së, do të duhet të presin deri në marrëveshjen përfundimtare për Bregzitin.

“Marrëveshja e plotë dhe përfundimtare do të vijë në kuadër të marrëveshjes përfundimtare për partneritetin e ardhshëm”, tha Mej.