Partia e Pensionerëve të Bashkuar dhe Qytetarëve në Maqedoni (PPBQM) ka përshëndetur fitoren e koalicionit “Për jetë në Maqedoni” në zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën gjatë ditës së djeshme.
“Mbrëmë Maqedonia fitoi, qytetarët votuan për jetë për të gjithë. PPBQM ka lëshuar urim publik për gjithë qytetarët e vendit të cilët treguan pjekurinë e tyre demokratike dhe në atmosferë demokratike, me stilograf dhe fletëvotim mposhtën gruevizmin, dënuan familjen dhe shkatërruan Nikolla Gruevskin kriminelët në ikje”, thonë nga kjo parti, përcjell Teelegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, merita për humbjen e rëndë të VMRO DPMNE-së në zgjedhjet lokale ju takon votuesve.

“Në triumfin e koalicionit ndihmoi edhe sulltanizmi i vetë Nikolla Gruevskit, i cili mori goditje nga partia e tij dhe jo vetëm nga “reformatorët””, thonë nga PPBQM.