Karim Benzema është shumë i lumtur në Real Madrid.

Karim Benzema nuk do të largohet nga Real Madrid, pas interesimit nga Arsenal.

Menaxheri i tij, Karim Djaziri ka konfirmuar se sulmuesi është i lumtur në Santiago Bernabeu dhe nuk planifikon të kërkojë një ekip të ri.

“Karim Benzema është shumë i lumtur në Real Madrid”, deklaroi Djaziri për “Sky Sports News”, përcjell “lajmi.net”.

“Ai ka vazhduar kontratën muaj më parë dhe nuk ka ndërmend të largohet nga klubi”, u shpreh ai.