Trajneri i kombëtares shqiptare U-17, Xhemal Mustedanagiç nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen në minutat e fundit, të ndeshjes përballë Kroacisë. Shqipëtarët pësuan humbje me rezultat 1:0.

“Ata kanë lojtarë të fortë, por për mënyrën se si rrodhi loja, më vjen shumë keq që humbëm. E kisha ftuar edhe publikun në këtë sfidë dhe besoj se nuk i zhgënjyem me paraqitjen e bërë”, tha Mustedanagiç.

Trajneri i djelmoshave shqiptarë foli me superlativa për të ardhmen e ekipeve të moshave, teksa theksoi se cilësia është përmirësuar shumë.

“Kemi një grup cilësor dhe krijimi i kombëtareve U-13 dhe U-15, na e bën edhe më të lehtë punën për identifikimin e talenteve. Mendoj se cilësia po vjen duke u rritur dhe shumë shpejt do të jemi në gjendje të përballemi edhe ndaj kundërshtarëve me emër. Ndaj Kroacisë dhe Spanjës kishim si strategji t’i surprizonim, por meqe nuk na eci në ndeshjen e sotme, shpresoj t’ia dalim ndaj spanjollëve”, u shpreh Mustedandagiç.