Nënkryetari i ASH Remzi Mehmedi në Click Plus Tv 21 tha se Aleanca për Shqiptarët është parti shqiptare dhe ka target votuesit shqiptar e jo tjerët siç ka BDI.

Ne kemi fituar dhe kemi shumicën e votave shqiptare gjithandej, edhe në Strugë në raundin e parë z. Sela fitoj shumicën e votave shqiptare, përsëri në raundin e dytë z. Sela fitoj në çdo vendbanim shqiptarë por në fund me ndihmën e gjithë aparatit shtetëror arritën që t’ia sigurojnë fitorën Ramiz Merkos, ka deklaruar Remzi Mehmedi.