Mediat serbe janë duke i kushtuar vëmendje skuadrës së Partizanit të Beogradi, e cila nesër (e enjte) do të luaj ndaj KF Skënderbeut në Europa League

Skandal pa ndodhur ende asgjë dhe shumë zhurmë pa asnjë lidhje me futbollin.

Në kontaktin e parë me Shqipërinë për ndeshjen ndaj Skënderbeut në Europa League, gazetarët serbë që shoqërojnë Partizanin e Beogradit nuk vonuan për të gjetur epitete bombastike.

“Skandal në qendër të Tiranës. Kosova është Veriu i Shqipërisë dhe jo pjesë e Serbisë”.

Mjaftoi kjo fjali në muret e Piramidës në kryeqytet që reporterët e gazetës “Alo” të krijonin nga hiçi, një ballinë në Beograd për selinë e medias që përfaqësojnë.

Në shkrimet e ndryshme në portalin “Kurier” dhe tek “Informer” në serbisht, shikohen gjithashtu foto të forcave të policisë shqiptare që shoqërojnë normalisht delegacionin, por për serbët, kjo është një armatosje deri në dhëmbë.