Edhe gjatë ditës së djeshme në Gjykatën e Lartë në Podgoricë ka vazhduar dëshminë e tij serbi Sasha Sindeliç, i cili akuzohet se bashkë me agjentët rusë ka komplotuar për organizimin e një grusht shteti në Mal të Zi.

Myftiu Zukorliç, që është deputet në Parlamentin e Serbisë, po akuzohet së është i përfshirë në komplotin kundër Malit të Zi, i paguar nga Rusia.

Në planëzimin e puçit, ku parashihej edhe vrasja e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç, është përfshirë edhe presidenti i Republikës Çeçene Ramzan Kadyrov, i cili ka lobuar tek kreu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat Fejziç që partia boshnjake të bashkohej me opozitën serbe, bën të ditur gazeta malazeze Pobeda, transmeton Konica.al.

Kadyrov, që është i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë bisedës që kishte pasur me Fejziçin, kërkonte që Partia Boshnjake të shkëputej nga Partia Demokratike e Socialistëve (e drejtuar nga Gjukanoviç), dhe të bashkpohej me Frontin Demokratik në një aleancë paszgjedhore.

Sipas disa burimeve, Fejziç i kishte thënë presidentit çeçen se nuk kishte asnjë pozitë brenda kësaj partie që të ndikonte në vendimet e saj.

Sipas gazetës malazeze nisma e pzakontë e Kadyrov-it nuk është befasuese, por një veprim diplomatik i bashkërenduar me pjesën tjetër të opozitës, kryesisht me krerët e Frontit Demokratik Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç që mbajnë lidhje të shkëlqyera me Moskën dhe Dumën ruse.

Ishte pikërisht në këtë periudhë kur Fronti Demokratik i thelloi kontaktet me një pjesë të Partisë Boshnjake, të udhëhequr nga kryetari i Plavës Orhan Shamanoviç që simpatizonte përzemërisht krijimin e një qeverie nga opozita proruse.

“Pyetja mbetet, a pati marrëveshje Fejziçi me Kadyrov-in”, e përmbyll artikullin e saj gazeta malazeze Pobeda.