Shtëpitë mediale në Katalonjë dërguan kritika të ashpra për planin e Qeverisë spanjolle për kontrollin e tyre në pajtueshmëri me marrjen e kompetencave nga pushteti rajonal.

“Plani i pushtetit qendror në Madrid ta marrë kontrollin mbi mediat është ‘goditje e drejtpërdrejt ndaj qytetarëve të Katalonjës'”, thuhet në kumtesën e përbashkët të TVZ, Radio Katalonja dhe agjencisë ACN.

Në kumtesën, e cila është publikuar në gjashtë gjuhë, shtohet se mediat shtetërore janë shumë të respektuara dhe të shikuara në Katalonjë, ndërsa planet e Madridit “e shkurtojnë të drejtën e informimit të vërtetë, objektiv, pluralist dhe të balancuar”.

Qeveria spanjolle vendosi ta aktivizojë Nenin 155 nga Kushtetuta dhe propozoi një sërë masash të reja për marrjen e kompetencave nga qeveria rajonale e Katalonjës, duke i shkarkuar funksionarët e saj dhe duke e marrë kontrollin mbi parlamentin, administratën dhe mediat.