Fotografitë e fundit që postoi ngritën shumë dyshime për shtatëzëninë e këngëtares Zaimina Vasjari. Madje në to nuk vihej re fare barku i fryrë
kjo për shkak se edhe pse gjashtë muajshe këngëtarja nuk ka shtuar shumë në peshë.

Por, sot Zaimina ka publikuar një video duke vallëzuar ku shihet me barkun jashtë e mund të kuptohet që me të vërtetë ajo është në pritje të ëmbël.

Këto ditë duket se nuk janë të mundimshme për Vasjarin e cila në videon e postuar shihet duke vallëzuar me një mbishkrim interesant: *“Duke i
mësuar ca lëvizje bebes time”*

Bazuar që është në muajin e gjashtë, këngëtarja pritet të lind në fund të janarit, fillim të shkurtit teksa gjininë nuk e ka bërë të ditur akoma.