Melissa tha se ajo ‘nuk e kishte idenë’ se burri i saj ‘po shikonte dikë tjetër’ dhe se ishte mbet e shtangur kur kishte parë fotot me pasaniken Chloe Green.

Ish-gruaja e Jermey Meeks, Melissa ka shpërthyer në lot në emisionin ‘This Morning’ kur po fliste për ndarjen nga ‘ish i burgosuri më i pashëm në botë’.

38 vjeçarja u emocionua kur tregoi se burri i mungon ende por theksoi se nuk ka mundësi për një ribashkim të mundshëm të tyre.

“Ishte një burrë i mrekullueshëm. Sinqerisht, kur mendoj për të ende emocionohem. Është ende shumë e vështirë. Kishim së bashku një jetë të mirë”, theksoi ajo.