Me prezantimet e hulumtimeve dhe analizave më të fundit të bëra nga subjekte të ndryshme relevante në vend, filloi takimi i parë i punës i Grupit Intersektoral të Punës (GIP) të sapoformuar për monitorimin e cilësisë së ajrit.

– Për të diagnostikuar shkaqet, kushtet dhe fushat ku duhet të merren masat e duhura dhe të përcaktohet drejtimi i politikave mbi këtë bazë, është imperativi i punës së GIP – theksoi  zëvendësministri i  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, në fjalën e tij të hapjes. Ai shtoi se në arritjen e këtyre qëllimeve do të bëhen përpjekje shtesë për të krijuar partneritete midis të gjitha subjekteve  relevante dhe për të siguruar bashkëpunimin e tyre.

Nga këtu, nën sloganin “Të gjithë thithim ajrin e njëjtë ( të pastër)” në këtë mbledhje të parë të punës, u prezantuan të dhëna nga  hulumtimi dhe analizat  më të fundit, si dhe metodologjitë për modelimin e të dhënave nga kjo fushë, e cila në vitet e fundit ishte “temë e nxehtë” , sidomos në muajt e dimrit.

Qendra Maqedonase  Informative e Mjedisit Jetësor prezantoi modelet e shpërndarjes për vlerësimin e cilësisë së ajrit. UNDP prezantoi rezultatet e hulumtimit  mbi mënyrën e ngrohjes së familjeve në Luginën e Shkupit dhe udhërrëfyesin për reduktimin e ndotjes lokale të ajrit të shkaktuar nga ngrohja e amvisërive për periudhën 2017-2025, me theks në qasjen inovative për punën që qytetari e vendos në qendër të veprimeve. Grupi Ballkan  Enerxhi  adresoi reduktimin e ndotjes në Shkup nëpërmjet shfrytëzimit të plotë të sistemit të ngrohjes qendrore.  Me vizionin e tij të situatës me transportin, gjendjes së llojeve të automjeteve të Shkupit dhe ndikimi i kulturës së shoferit, aftësitë dhe zakonet për cilësinë e ajrit në zonat urbane u prezantuan nga Instituti i Strukturave të Makinerisë dhe Laboratori për testimin e karakteristikave mekanike të makinave dhe automjeteve, ndërsa kompania TEHNOLAB paraqiti kadastrin e ndotësve të ajrit në Shkup dhe rezultatet e testeve të kryera të cilësisë së ajrit në kryeqytet.

Është interesant fakti që të dhënat e marra nga hulumtimet dhe analizat e ndryshme të institucioneve të ndryshme të paraqitura në një vend, treguan komplementaritetin e tyre duke plotësuar figurën e gjendjes  me ajrin e ambientit në Shkup.

Si përfundim i përgjithshëm i takimit, konfirmohet fakti që problemi i ndotjes së Qytetit të Shkupit nuk mund të zgjidhet brenda një apo dy vitesh dhe se ky është një proces në të cilin të gjithë, por mbi të gjitha qytetarët por edhe institucionet në nivel lokal dhe qendror duhet të punojnë bashkë dhe me një  përkushtim të madh.

Vendimet e kryera në nivel qendror duhet të zgjidhin  problemet në nivel lokal dhe çdo vendim duhet të bazohet në një analizë të mirë të bërë më parë. Nga ana tjetër, zbatimi i masave duhet të jetë gradual, sepse zbatimi i shpejtë i masave mund të shkaktojë efekte negative.