Sehat Hasani

Fatmir Izairi është ndër të rrallët që punën e tij nuk e kryente kokë më vete por gjithmonë paraprakisht kishte lidhur kontratë me qytetarët. Të gjitha punët kanë vulën Bashkë me qytetarët. Çdo kanalizim,çdo ujësjellës,çdo rrugë e asfaltuar dhe e bekatonizuar është bërë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke mos bërë asnjë veprim që do të ishte në kundërshtim të tyre. Ai punoi edhe në ato fshatra ku nuk ishte bërë asnjë investim më herët, sepse shumë vendbanime ishin harruar.

Në shumë fshatra kanalizimet mungoni, pothuajse dora e shtetit nuk kishte prekur asgjë. Duhej prej diku të fillohej.Duhej një njeri dhe ai (Fatmir Izairi) ishte në kohën dhe vendin e duhur, duke u paraprirë punëve të mëdha.Duhej që këtyre banorëve tu dilej në ndihmë, vërtet një mision i vështirë dhe rëndë i përballueshëm financiarisht jo vetëm nga Fatmiri por nga çdo kryetar komune në Maqedoni, e lëre më për një komunë rurale siç është Komuna e Zhelinës.

Fatmir Izairi, kur për herë të parë u ul në karrigen e të parit të Komunës së Zhelinës ai gjeti një komunë me xhiro llogari të bllokuar, Komunë e cila kishte një gamë të madhe të problemeve. Këta probleme kërkonin guxim, përkushtim dhe bashkëpunim me qytetarët. Këtë e dinte dhe e kishte të qartë Fatmiri. Këtë e bëri vet Fatmiri i cili për dy mandate arriti që në kohë shumë të vështira të realizojë dhe jetësojë projekte kapitale për vendbanimet e komunës sonë .Prandaj edhe qytetarët e duan, e respektojnë dhe e përkrahin. Sepse ai asnjëherë nuk u ankua se i bëjnë probleme prej lart,është ai apo ky në qeveri. Ai u përball me shumë akuza shpesh herë edhe qesharake dhe banale,të motivuara politikisht dhe asnjëherë të bazuara në fakte dhe argument, por vetëm me llafe nëpër koluare dhe qarqe që u pengonte puna e tij,andaj Fatmiri si i tillë që është kishte një përgjigje.Me punë dhe në bashkëveprim me qytetarët. Pothuajse asnjë kryetar komune nuk kishte punuar as edhe asnjë projekt në kordinimin me banorët por kjo praktikë nuk vlente për Fatmirin.

Prandaj! Të mos harrojmë se si dukeshin vendet tona vetëm para dhjetë viteve, ku ende në vend të bekatonave kishte baltë,ku në vend të asfaltit kishte bekatona. Të mos harrojmë se kur derdheshin ujrat e zeza .. Të mos harrojmë se në cfar kushtesh mësonin fëmijët tanë. Të mos harrojmë se sa biznese kishte para dhjetë viteve dhe sa biznese lulëzojnë në këtë kohë në Zhelinë.

Prandaj vota për Fatmirin është vetëm votë për punë,projekte dhe realizim së bashku me qytetarët.