Njëri nga brendet më të njohura botërore, zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë McDonalds do të ndryshojë emrin.

Para se të nisni të bëni panik se McDonalds do të pësojë transformim të plotë, ndryshimi i emrit do të ndodhë vetëm në Kinë, dhe atë vetëm në letër.

Kjo kompani do të ndërrojë emrin afarist në “Golden Arches (China) Co Ltd”. Ndryshimi i emrit ka për qëllim përmirësimin e shitjes në restorantet ekzistuese, si dhe zgjerimin e vendeve të reja të punës.

Zinxhiri amerikan për ushqim të shpejtë ka marrë vendimin pas marrëveshjes së mëhershme gjatë këtij viti që McDdonalds të shesë shumicën e afarizmit në Kinë dhe Hong Kong.

Plani i ri i biznesit parasheh dyfishimin e vendeve të reja të shitjes dhe ato janë restorantet në Kinë, në 4.500, deri në vitin 2022.

Kompania ende nuk e di se kur klientët e parë do të vizitojnë restorantet e McDonalds me emrin e ri.

“Emri i restorantit tonë do të mbetet i njëjtë, ndryshimi ka të bëjë vetëm në nivel të lejes shtetërore”, tha zëdhënësja Regina Hui, duke refuzuar të komentojë arsyet e këtij ndryshimi, transmeton KosovaPress.

McDonalds në Kinë dhe Hong Kong është 52 për qind në pronësi të CITIC, dhe 28 për qind në duar të grupit Carlyle, ashtu që McDonalds ka vetëm gjithsej 20 për qind të aksioneve në biznesin e përgjithshëm.

McDonalds  kohë më parë ka publikuar rezultatet e shitjes, të cilat janë më të mira se sa që ishte pritur në SHBA, ndërsa është regjistruar edhe shitje e fuqishme në Britani dhe Kinë.