Senatori amerikan, John McCain, kritikoi ashpër, pa përmendur emra individësh, politikat izolacioniste, ndërsa u nderua me medalje për për sherbim dhe sakrifica për vendin.

Ish zëvendëspresidenti Joe Biden i dha Senatorit McCain Medaljen e Lirisë në ceremoninë e organizuar në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia, ku zoti McCain tha se brakstisja e rolit të Amerikës si një udhëheqës ndërkombëtar është një veprim “jopatriotik”.

“Të kesh frikë nga bota që ne organizuam dhe drejtuam për më shumë se 75 vjet, të braktisësh idealet që kemi përhapur në mbarë globin, të refuzosh detyrimet si një vend udhëheqës në botë dhe detyrën tonë për të mbetur shpresa e fundit më e mirë në tokë, për hir të disa nacionalizmave të dyshimtë e gjysmakë, të gatuar nga disa njerëz që më parë do të akuzonin të tjerët se sa të zgjidhnin problemet, është po aq jo-patriotike si një shtojcë ndaj çdo lloj dogme tjetër të zbehur të së kaluarës që amerikanët hodhën në grumbullin e hirit të historisë.”

Zoti McCain nuk përmendi emrin e Presidentit Donald Trump, por mesazhi i presidentit “Amerika e para”, që në dukje rrezikon pozitën ndërkombëtare të vendit, ka nxitur kritika të ashpra, përfshi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe goditjet e vazhdueshme nga ana e presidentit ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin që mbështetet nga aleatët amerikanë. /VoA