U mbyll edhe dita e fundit për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Rezultatet surprizë nuk munguan as në grupet e fundit që kishin mbetur për të vendosur skuadrat që do shkonin drejt Kupës së Botës.

Greqia ka arritur të sigurojë “play-off”-in në Grupin H, pas fitores 4-0 me Gjibraltarin. Edhe pse Bosnja fitoi me shifrat 1-2 ndaj Estonisë, kjo fitore nuk i shërbeu që të kalonte helenët në klasifikim. Belgjika që e kishte siguruar vendin e parë, mundi bindshëm 4-0 Qipron.

Franca ka ruajtur vendin e parë në Grupin A, falë fitores 2-1 ndaj Bjellorusisë, ndërsa Holanda fitoi 2-0 ndaj Suedisë, por jo me 7 gola diferencë, aq sa i duhej.

Në këtë mënyrë Suedia është ajo që kalon në fazën “play-off”. Ndeshja e fundit mes Luksemburgut dhe Bullgarisë u mbyll në barazim 1-1.

Portugalia fitoi 2-0 sfidën më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve ndaj Zvicrës, dhe i mori vendin e parë me anë të golavarazhit më të mirë.

Dy ndeshjet e tjera të Grupit B, u mbyllën me fitoren e Letonisë 4-0 ndaj Andorës, dhe fitoren e Hungarisë 1-0 ndaj Ishujve Faroe.

Image