Zëvendësministrin i Mbrojtjes, Bekim Maksuti sot në Shkup e hapi mbledhjen e drejtorëve për politikë mbrojtëse të vendeve-anëtare dhe vendeve-vëzhguese të SHBA-së- Kartës së Adriatikut në A-5 format.

Në mbledhje, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, marrin pjesë drejtorë të politikave mbrojtëse të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Malit zë Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe SHBA-së.

“Të prirura nga aspiratat tona që të jemi pjesë e familjes së madhe euroatlantike, NATO-Aleanca, ne kemi detyrim të bëjmë përpjekje për bashkëpunim akoma më të madh dhe më të thellë në fushën e mbrojtjes”, tha Maksuti në mbledhje.

Porositi se suksesi i përbashkët dhe promovimi i bashkëpunimit është kombinim fitues për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin.

“Ne jemi të lumtur për arritjet e të gjitha vendeve në rajon, dhe në këtë kontekst duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë. Kjo nismë u tregua si shembull i shkëlqyer për bashkëpunimin në të gjitha fushat duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e përbashkët në misione paqeruajtëse”, tha Maksuti.

Ai i përmendi pjesëmarrjen e përbashkët të ekipit të kombinuar mjekësor në format A-3, si dhe pjesëmarrja e instruktorëve në Shkollën ushtarako-policore në Armatën nacionale afgane në format A-5 në misionet ISAF, dhe më vonë “Mbështetja vendimtare” në Afganistan.

состанок министерство одбрана-маскути

Drejtorët politikë në mbledhje do të bisedojnë për detajet për mbledhjet e ardhshme në nivel ministrash për mbrojtje dhe shefa të Shtatmadhorive, të cilat do të mbahen këtë vit në Republikën e Maqedonisë. Në mbledhje do të bëhet fjalë edhe për pjesëmarrjet e ardhshme të mundshme të përbashkëta në operacionet paqeruajtëse, si dhe për rrjetin e qendrave rajonale si Qendra rajonale për marrëdhënie me opinionin në Maqedoni, RAKVIAK në Kroaci, Qendra e trajnimit për armë bërthamore-kimiko-biologjike në Serbi, Qendra e trajnimit për operacione paqeruajtëse në BeH dhe Qendra e trajnimit për pilotë të helikopterëve në Mal të Zi.