Kriza e emigrantëve në Mesdhe.

Një anije shpëtimi ka mbërritur sot në Sicili me 606 emigrantë të cilët janë shpëtuar gjatë dy ditëve të fundit në ujërat e bregdetit libian.

Emigrantët është raportuar të jenë nga rreth 20 vende të Afrikës dhe në Lindjes së Afërt.

Zyrtarë të agjencive të ndihmave thanë se në mesin e më se 600 emigrantëve të shpëtuar ndodhen rreth 200 fëmijë dhe disa gra shtatzëna.

Anija tani ndodhet në Palermo, ku emigrantët po përballen me procesin e kontrollit, me qëllim të përcaktimit se kush prej tyre mund të kërkoj azil në mënyrë ligjore.

Fluksi i emigrantëve ilegalë nga vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Afërt drejt Evropës është zvogëluar dukshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Gjithsesi Italia vazhdon të përballet me valën më të madhe të tyre pasi që emigrantët kryesisht ndërmarrin rrugëtimin e rrezikshëm përmes Mesdheut për të mbërritur nga Libia në Evropë.