Në hapësirat e xhamisë së Lenzburgut, kandidati për kryetar komune në Bërvenicë është takuar me bashkëvendasit të cilët jetojnë dhe punojnë me punë të përkohëshme në Zvicër.

Pajaziti së bashku me  kryetarin këshillit komunal z.Taxhidin Ramadani ju kanë treguar bashkëqytetarëve për ngjarjet e fundit për zgjedhjet lokale.

Qëllimi i takimit nga ana ime si Kryetar komune dhe i kryetarit këshillit komunal z.Taxhidin Ramadani ishte që bashkëqytetarëve tanë që punojn në Zvicër tu tregohet nga afër për situatën reale që ballafaqohet komuna jonë në prag të zgjedhjeve lokale, bazuar në zgjedhjet parlamentare 2016. Ne si Shqiptarë pa ndihmën e votës së mërgimtarëve tanë lirisht mund të themi se e kemi humbur komunën, gjegjësisht deri te mërgata u apelua që secili person apo familje që ka mundësi të vije në vendlindje dhe të votoj një kandidat Shqiptarë , vota Juaj do kontriboj që komuna jonë edhe më tej të frymoj Shqip, që mos lejojm në asnjë mënyrë që në raundin e dytë të garojn dy kandidat të palës tjetër.
Edhe pse ky takim ka tjetër qëllim, mirpo ndjej përgjegjësi mora Juve bashkqytetarë të mi tu elaboroj rreth punëve të kryera deri tani si dhe projektet që i kemi planifikuar për ti realizuar në mandatin e ardhshëm katër vjeçar 2017-2021, njëherit edhe kërkesa ime si kryetar ishte që edhe ata të kene mundesi qe të na sugjerojne ndonjë projekt që është me prioritet për tu realizuar, te cilat nuk janë të paraparë në mandatin e ardhshëm 2017-2021” u shpreh Pajaziti 

Më tej kandidati Pajaziti u shpreh  se se miqësia e tij i tejkalon mandatet politike, por është  krenar që nuk i ka  zhgënjyer dhe sot e ka përkrahjen mërgimtarëve  ashtu siç edhe vite më parë./TetovaSot/