Në Stamboll të Turqisë po mbahet Konferenca e 9 Ndërkombëtare e Standardit Hallall, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues institucionesh përkatëse nga Evropa, Azia dhe Afrika. Maqedonia përfaqësohet nga një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame, ndërsa fjalën përshëndetëse të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, në këtë Konferencë e ka përcjellë Prof. Nasir Rexhepi. Kurse me të përfuduar të këtij eventi, po ashtu, në Stamboll do të mbahet edhe mbledhja e Organizatës Botërore të Standardit Hallallit (WHC), në të cilën Maqedonia përfaqësohet nga një gelegacion i prirur nga drejtori i Agjencisë për Stanardin Hallall, pranë BFI në RM, Muhamer Veseli, i cili do të prezantojë zhvillimet dhe sukseset e deritanishme në implementimin sa më të gjërë të Standardit Hallall në Maqedoni.