Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndërmori masa për rikonstruksionin e shkollës fillore “11 Tetori” në fshatin Novosellë të komunës së Bogovinës e cila u përfshi në flakë të shtunën.

MASH informoi se gjatë dy ditëve të kaluara është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorin e shkollës së djegur që të gjendet zgjidhje më përkatëse për zhvillimin pa pengesë  të procesit edukativ arsimor.

“Janë krijuar kushte për ndjekje të pandërprerë të mësimit, ndërsa nxënësit që sot vazhduan ta ndjekin mësimin në hapësirat e bashkësisë lokale në fshat dhe në hapësirën e ambulancës”, kumtoi MASH.

Personat profesional nga Reparti për investimeve kapitale pranë MASH-it sot kanë kryer inspektim në shkollën e djegur dhe, siç thekson Ministria, do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e mëtejshëm për përgatitjen e dokumentacionit teknik për aftësimin e godinës shkollore në përputhje me standardet ligjore.

Në zjarrin që shpërtheu në 21 tetor pasdite nuk ka të lënduar. Kanë intervenuar tre automjete zjarrfikëse nga Njësiti zjarrfikës territorial – Tetovë të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por ndërtesa u dogj.

Shkolla “11 Tetori” u rikonstruktua krejtësisht dy vjet më parë. Në të mësojnë 217 nxënës në 13 klasa.