Një çift indian, që me dëshpërim donin të bëheshin me djalë, pasi që tanimë kishin katër vajza, vranë vajzën e fqinjit të tyre, duke besuar se sakrifikimi i saj do t’i bënte me djalë. Satish Singh, 35 vjeç dhe gruaja e tij, Namita, 30 vjeçe, rrëmbyen vajzën 4-vjeçare të fqinjit të tyre, ia prenë një dorë, një këmbë dhe njërin vesh, para se t’ia prisnin edhe fytin.

Satish kërkoi edhe ndihmën e baballëkut të tij

Çifti nga Sahranpur, Utar Pradesh, Indi, thonë se donin me çdo kusht të bëheshin me djalë, pasi që djali i tyre i vetëm kishte vdekur kur kishte pasur vetëm 18 muaj. Të dëshpëruar që ishin ‘ngarkuar’ me katër vajza, çifti Singh shkuan te një doktor spiritual dhe ekzorcist, Vriksh Pal, 50 vjeç, i cili gjoja i këshilloi ata që ta ‘sakrifikonin’ një vajzë, nëse duan që t’iu lindë një djalë i shëndoshë. Satish kërkoi edhe ndihmën e baballëkut të tij, Kabool Singh, 60 vjeç dhe kjo treshe rrëmbyen vajzën 4 vjeçe Akshita, më 1 tetor të këtij viti. Satish Singh ishte ai që e masakroi vajzën e vogël, duke përdorë një thikë të madhe, bën me dije policia.

Në shumë shtete të Indisë prindërit më shumë preferojnë djemtë

I ati i Akshita’s, Mahavir Singh, 35 vjeç, menjëherë raportoi zhdukjen e së bijës në polici, por katër ditë më vonë, derisa ishte duke punuar në një arë afër shtëpisë, gjeti kufomën e masakruar të vogëlushes, të mbështjellë në një copë arni. Derisa Satish Singh dhe Vriksh Pal janë arrestuar, Kabool Singh dhe vajza e tij (gruaja e Satishit) Namita ende janë në arrati. Tanimë është ofruar një shpërblim prej rreth 130 eurosh (10,000 rupi) për të gjithë ata që japin informata që do ta mundësonin arrestimin e të kërkuarve. Në shumë shtete të Indisë prindërit më shumë preferojnë djemtë, sesa vajzat, ku për 1000 djem lindin më pak se 800 vajza. Numri i vajzave të vdekura gjatë shtatzënësisë është më i madh sesa ai i djemve.

UTTAR PRADESH, INDIA – OCTOBER, 04, 2017 : An album picture of four-year-old girl Akshita in Sahranpur area of Uttar Pradesh, India.
An Indian couple depressed of having four daughters and not having a son killed a four-year-old neighbor after being advised by an exorcist to ‘sacrifice’ her. Mahavir Singh, 35, Akshita’s father found her mutilated body found wrapped in a piece of cloth lying in a field near her house on October 4 after he filed a missing complaint with the police.
Pictures supplied by : Cover Asia Press