Pas pushimeve në vendet e nxehta prezantuesja e njohur Marina Vjollca po i rikthehet punës.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram me të cilën edhe e paralajmëroi emisionin e ri.

Në këtë spot Marina shfaqet më seksi se kurrë e shtrirë në krevat dhe e “bezdisur” zilja e mëngjesit dhe nga një papagall që ka në dhomë. Përmes spotit ajo ka bërë të ditur që emisioni do të ketë si fashë orari, orën 20:00 në mbrëmje.

Nga një emision sportive ajo ka zgjedhur të kalojë në diçka krejt tjetër, që ka të bëjë me shoubizin shqiptar.

E meqenëse burrin e ka reper do t’i përshtatet edhe më mirë ky emision. Marina një gjë të tillë e tha edhe vetë në një intervistë të dhënë për media, ku tregoi se Getoari ka ndikuar, që ajo të largohet nga emisioni sportiv.