Mbrëmjen e djeshme FIFA zhvilloi ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin 2017, ku çmimin kryesor “The Best” e fitoi Cristiano Ronaldo, si lojtari më i mirë në botë.

Këtë çmim portugezit ia dhuroi legjenda Diego Armando Maradona, i cili e pranoi se do të dëshironte që këtë çmim t’ia jepte bashkëatdhetarit të tij, Leo Messit.

“Më dhemb në shpirt që mu desh të ia jap çmimin Ronaldos e jo Messit”, tha Maradona për “TyCsports”.