Roli i të ashtuquajturit “kapital njerëzor” në suaza të nismës për zhvillim ekonomik ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” do të jetë në fokus të Konferencës së tretë ndërkombëtare të Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, që më 6 dhe 7 tetor do të mbahet në Ohër, ndërkaq në të cilën do të ketë pjesëmarrës nga 15 shtete nga katër kontinente.

Profesorë nga universitete nga SHBA-ja, Kina, Maqedonia, Australia, Polonia, Rumania, India, Sllvoenia, Katari, Hungaria, Serbia, Anglia… do të debatojnë për benefitet nga nisma, ndërkaq do të prezantohen hulumtimet për sferat: ekonomi, Evropë Qendrore dhe Lindore dhe Kinë, dhe gjuha dhe kultura.

“Nisma është posaçërisht e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin përmes këmbimit tregtar, investimeve dhe infrastrukturës”, vlerësuan sot organizuesit e konferencës, institucionet “Konfuçie” pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup dhe Universitetit Lubjanë, Universitetit Jugperëndimor për financa dhe ekonomi në Çengdu dhe Universitetit për biznes ndërkombëtar dhe ekonomi në Shangai.

Profesori Matej Rashkoviq nga Fakulteti ekonomik pranë Universitetit Lubjanë, theksoi se me nismën, mes tjerash, nxitet investimi në projekte infrastrukturore, që është posaçërisht me rëndësi për shtetet nga Ballkani Perëndimor, të cilat ende nuk janë anëtare të BE-së. Mjetet që merren për projektet, tha, janë me norma shumë më të ulëta të interesit se sa përmes instrumenteve të tjera.

“Në kuadër të nismës është financuar projekti për hekurudhë të shpejtë nga Budapesti deri në Beograd, ndërkaq në portin Pireu në Greqi ka investime të mëdha nga RP e Kinës. Nëse shihni gjeografikisht, Maqedonia është pjesë mjaft e rëndësishme e asaj infrastrukture”, tha Rashkoviq në takimin e sotëm me gazetarë.

Sipas profesorit Ljubomir Kekenovski nga Fakulteti ekonomik pranë UCM, Maqedonia në rajon merr më së shumti nga ky projekt spese, siç thotë, 27 vite është e harruar nga ambienti përreth dhe e margjinalizuar me kufij politik.

Me projektin për rrugën lundruese Vardar – Moravë – Danub, e cila kushton 11,5 miliardë dollarë në të vërtetë kthehet rëndësia gjeostrategjike edhe në rajon edhe në Maqedoni.

Në nismën “Një brez-një rrugë”, inicuar nga presidenti kinez Ksi Xhinping në vitin 2013, vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore janë prëfshirë me mekanizëm të posaçëm 16 plus 1.