Maqedonia me kapacitete të hoteleve dhe kapaciteteve hotelierike u prezantua në panairin afarist të specializuar për turizëm kongresi, dimëror dhe spa në Evropën Juglindore në Beograd WESTM – Prizmi turistik.

Midis 100 hoteleve të pranishme, restorante, organizata turistike, banja, qendra të kongreseve dhe organizatorë të turizmit dimëror dhe spa nga 15 vendet janë paraqitur dhe hotelet “Klimentica” dhe “Maiva” nga Ohri, si dhe kapacitetet turistike të Elem Turs të Malit Shar, Mavrovë, Pellister në Liqenin e Ohrit dhe të Dojranit.

Çmimi ndërkombëtar Prizmi turistik – Për cilësi të re në turizëm të cilin e ndan juria ndërkombëtare e gazetarëve nga shtetet e rajonit, sivjet e fituan hotelet Sheraton nga Dubrovniku, Holidej In nga Sarajeva. Olimp nga Zlatibori, Lukovska Banja nga Serbia dhe termalet Vivat nga Moravske Toplice nga Sllovenia.

Fituesit e deritanishme të këtij çmimi prestigjioz, i cili ndahet 20 vite, nga Maqedonia e kanë fituar hotelet “Gardenia” nga Velesi, “Rusia” dhe “Senigalia” nga Shkupi, “Izgrev” nga Struga, etno restoranti “Stara gradska kuqa” nga Shkupi etj.

Qëllimi i panairit në Beograd është vendosja e bashkëpunimit më të mirë midis ekonomive turistike të vendeve të EJL-së, si dhe të kompanive në Evropë të interesuar për rajonin.