Ish-ministri i Drejtësi Ylli Manjani, i ka bërë apel politikës dhe të gjithë institucioneve shtetërore që të heqin dorë nga teatri dhe të marrin përgjegjësitë.

Me anë të një psotimi në rrjete sociale Manjani shkruan se pavarësisht se sistemi i drejtësisë në vend është i korruptuar,m sërish përgjegjësinë për inkrimino e politikanëve nuk e mbajnë gjykatësit dhe prokurorët.

Sipas tij deri më sot asnjë politikan nuk është çuar para drejtësisë dhe më pas të jetë kjo e fundit që i liron ata.

Ja postimi i Manjanit:

Jo më teatër, por merrni përgjegjësitë!

—?—?—?—?-

Që të merremi vesh:

Pa dyshim që gjyqtarët e Prokurorët e korruptuar, kanë pëgjegjësinë e vet për mos dënimin trafikantëve!

Por ata (gjykatësit e Prokurorët) nuk janë as drejtuesit, as organizuesit e as mbeshtetësit e trafikantëve! Përgjegjësinë për këtë gjë duhet tja kërkojmë QEVERISË!

Në cilin rast, kur kishte një trafikant me dosje të plotë me prova, gjykatat dhanë pafajsi?! Po flas për prova jo llafe e as letra pa vlerë.

Cilin “peshk të madh” zuri policia dhe e vuri e liroi Drejtësia?! Po na i zënë policitë e vendeve të tjera, se kjo e jona i ndihmon të fshihen.

Insistoj në bindjen time më të thellë se: korrupsionin dhe krimin e bën ose e nxit qeveria! Gjykata thjesht merr bakshishin.

Drejtësia duhet të ndëshkohet për shkak se ka lejuar politikën të fusë hundët në punët e saj! Por nuk mund të ndëshkohet për shkak se “hunda” e politikës nuk jeton dot pa mall e krim!

Nëse duam të ndreqim ndonjë gjë në këtë vend, mirë është të fokusohemi tek problemi. Dhe në shoqërinë demokratike “Problemi është qeveria”- ka thënë Presidenti i USA Ronald Regan.

Zhvendosja e vemendjes nga problemi tek nënproblemi vetëm sa e përkeqson gjendjen!

Megjithatë, drejtësinë e reformuam, po qeverisë si do i bëjmë!