Skuadra angleze e Manchester United arrin fitoren e katërt në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve, kësaj radhe ndaj Benficas në “Old Trafford” me rezultatin e pastër 2-0.

Golat për Unitedin në këtë ndeshje i shënuan portieri Mile (autogol) dhe Blind nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pas kësaj fitoreje Unitedi ruan vendin e parë më 12 pikë në Grupin A dhe i duhet vetëm edhe një pikë për kualifikim në fazën tjetër.