Fellaini, Mata, Herrera dhe Jones – do të hedhin të zezën mbi të bardhë.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Manchester Unitedi do t’u ofrojë kontrata të reja katër futbollistëve.

Marouane Fellaini, Juan Mata, Ander Herrera dhe Phil Jones do të shpërblehen me kontrata të reja, të cilët janë duke i ofruar Jose Mourinhos saktësisht atë që po e kërkon te “Djajtë e Kuq” dhe kanë qenë shumë të dobishëm përgjatë këtij sezoni ku Unitedi po shkëlqen.

“The Sun” shkruan se “Djajtë e Kuq” nuk dëshirojnë t’i humbasin lojtarët si të lirë në verën e ardhshme dhe Mourinho nuk dëshiron largime.