Në Tetovë rrezikon të ndërpritet procesi I votimit në disa vendvotime, pasi në Malësinë e Sharrit rreth 40 min disa fshatra nuk kanë energji elektrike dhe me terrin, nëse energjia nuk kthehet, rrezikohet që me terrin të ndërpritet procesi i votimit.

Nga Komisioni Komunal Zgjedhor thonë se kanë tentuar të kontaktojnë me EVN. Shtuan se do të vazhdojnë të përpiqen, duke mos dhënë përgjigje konkrete nëse do të ndërpritet procesi ose jo.