Në botën e sotme multipolare, në të cilën kanosjet e sigurisë janë asimetrike, siguria globale mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të vërtetë, efikas, porositi sot zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Bekim Maksuti, në hapjen e takimit të Grupit për menaxhim me bashkëpunim e sigurisë në Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Jam fuqimisht i bindur se integrimi i Ballkanit në NATO dhe në Bashkimin Evropian është element kritik dhe se politika e dyerve të hapura në NATO duhet të vazhdojë derisa çdo vend-aspirant nuk e gjen rrugën e tij deri te Aleanca”, tha Maksuti.

Sipas tij, edhe pas shtatëmbëdhjetë planeve vepruese të suksesshme nga Ministria e Mbrojtjes do ta prezantojë bashkëpunimin politik dhe ndërkombëtar në Ministri, kontributin e ARM-së në misionet paqeruajtëse, si dhe kapacitetet e qendrës së vetme të certifikuar të NATO-s në shtet, Qendrën rajonale për marrëdhënie me opinionin.

Me Grupin për menaxhim me bashkëpunimin e sigurisë në Evropën Juglindore sivjet kryeson Republika e Maqedonisë. Ajo praqet forum joformal dhe fleksibil për përforcimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve dhe nismave të shumta. Një pjesë e grupit janë vendet-anëtare të Partneritetit për Paqe dhe vendet e NATO-së.