Në sheshin e qytetit në Kumanovë fitore po feston kandidati për kryetar të komunës nga radhët e LSDM-së, Maksim Dimitrievski së bashku me kandidatët për këshilltarë, bashkëpartiakë, simpatizantë dhe qytetarë. Para festimit në sheshin e qytetit, Dimitrievski në deklaratë për media potencoi se në pajtim me rezultat e numëruara në Shtabin Zgjedhor Komunal, udhëheq para kandidatëve të tjerë.

Ai iu falënderua bashkëqytetarëve, të cilët, siç tha, dolën sot në zgjedhje dhe me dinjitetin më të madh dhe në mënyrë demokratike e dhanë përkrahjen e vet për jetë në Kumanovë.

“Njëheri më dhanë mundësi, nder dhe përgjegjësi që gjatë katër viteve të ardhshme ta menaxhoj qytetin tonë dhe t’i bind se ajo që u premtua dhe prezantua në programin zgjedhor, do të realizohet në tërësi në periudhën më të shpejtë. Këtu para së gjithash pres ndihmë nga Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaevi dhe ekipi i tij”, deklaroi Dimitrievski.

Ai theksoi se nuk mund të vlerësojë sa këshilltarë do të ketë, por se në këshillin komunal do të kenë shumicë.