Makelele ka lavdëruar Casemiron, që e sheh si pasardhësin e tij.

Casemiro është shndërruar në një ndër mesfushorët më të mirë në botë në pozitën e tij që nga rikthimi nga huazimi në “Santiago Bernabeu”.

Të shumtë janë ata që e kanë krahasuar brazilianin e Madridit me mesfushorin francez, Cloud Makele, që tani edhe ky i fundit e pranon se Casemiro i ngjanë shumë në stilin e lojës.

“Casemiro më kujton vetën. Disa mendojnë se vetëm kam vrapuar, por teknikisht ju duhet të dini ku të jeni dhe çfarë të bëni”, tha Makelele.

“Ai e di pozicionin që e lejon të japë më të mirën dhe me punën e palodhshme, duket gjithçka më e lehtë”.

“Për Casemiron, më e rëndësishmja është që bashkëlojtarët të ndjejnë rëndësinë e punës së tij, kjo është si një trofe për të”.

“Ai është i mençur dhe shumë mirë i pozicionuar. Ai edhe mund të shënojë gola që unë nuk e kam bërë shpesh (qesh)”, shton më tej Makelele