Një majmun i vogël është filmuar duke u përpjekur që të kapë një hamburger gjysmë të ngrënë nga ana tjetër e xhamit të përparmë të një makine.

Ngjarja është filmuar nga Pjetri Koen në Afrikën e Jugut. 37-vjeçari, i uritur mori një hamburger në një stendë dhe e vendosi në kroskot për të folur në telefon.

Papritur një nga majmunët hypi sipër makinës dhe u hodh drejt ushqimit , por nuk e kuptonte dot se përpse nuk arrinte dot ta merrte.

Majmuni u bë agresiv dhe filloi të prekte xhamin kur njëri nga shokët e tij afrohet, duke e larguar atë, me shpresën se hamburgerin do e hajë të gjithin vetë.